Informacione të Dobishme

Keni humbje dëgjimi?
A keni tingëllimë-ushtimë në veshë?
Nuk duhet të neglizhoni shëndetin e veshit dhe të dëgjimit tuaj!
Çfarë është aparati i dëgjimit?
Aparatet e dëgjimit mund të përkufizohen si pajisje mjekësore që nuk janë në nivelin e dëshiruar në vendin tonë, Kosovë dhe gjeografinë Ballkanike, por kanë shkallën më të lartë të përdorimit në rehabilitimin e humbjes së dëgjimit. Fatkeqësisht, shumë njerëz me humbje të dëgjimit ose personat përreth tyre nuk kanë njohuri të mjaftueshme për aparatet e dëgjimit dhe përdorimin e tyre. Për këtë arsye, pyetja se “Çfarë është një aparat dëgjimi?” është ndër pyetjet e bëra shpesh, ndërsa përgjigjet e personave tregojnë panjohurinë në këtë fushë. Aparati i dëgjimit është emri i përgjithshëm që u jepet pajisjeve të krijuara për individë që kanë humbje dëgjimi ose vështirësi në dëgjim për t’i dëgjuar të gjitha tingujt përreth tyre në një nivel normal (sa më natyror). Përjashtimi i vetëm këtu është aplikimi i implantit koklear, i cili aplikohet për individët, tek të të cilët dëgjimi është plotësisht (total) i humbur. Për këtë arsye, është më e saktë që aplikimi i implantit koklear të hulumtohet më thellë nga ekspertët. Përveç kësaj, ne mund të quajmë aparat dëgjimi çdo pajisje që përdoret për normalizimin e dëgjimit apo dëgjimin sa më natyror. Njerëzimi ka hasur në probleme të dëgjimit gjatë gjithë historisë së tij dhe në kohët shumë të lashta (këtë mund ta dëshmojmë edhe sot) ata u përpoqnin t’i merrnin tingujt në një nivel më normal duke vendosur duart pas veshëve. Me kalimin e kohës dhe me avancimin e teknologjisë, janë prodhuar (zhvilluar) dhe i janë ofruar njerëzimit aparate dëgjimi shumë më të avancuara. Logjika e përgjithshme e funksionimit, aparatet e dëgjimit mbledhin tingujt e jashtëm me ndihmën e Mikrofonit, përpunojnë sinjalet në përputhje me humbjen e dëgjimit të personit me Procesorin Digjital të Sinjalit (DSP) brenda dhe më pas transferojnë tingullin në vesh me ndihmën e Altoparlantit. Këtu çështja kryesore është se aparati i dëgjimit është një pajisje personale. Ndërgjegjësimi për aparatet e dëgjimit në vendin tonë fatkeqësisht nuk është në nivelin e dëshiruar. Fatkeqësisht, perceptimi në këtë drejtim është se përdorimi i aparateve të dëgjimit nuk është një mënyrë e preferuar. Në të gjithë botën (sidomos në vendet e zhvilluara), zgjidhja e parë që u shpie në mend kur përmendet humbja e dëgjimit është përdorimi i aparateve të dëgjimit, ndërsa tek ne kjo shihet thuajse si zgjidhja e fundit. Ndër arsyet kryesore për këtë mund të rendisim nivelin e ulët të edukimit (ndërgjegjësimit) për këtë temë, praktikat e gabuara në të kaluarën, teknologjinë jo të plotë ose të pamjaftueshme dhe mungesën e specialistëve të kualifikuar të trajnuar në këtë fushë. Në veçanti, mungesa e rregullimit ligjor dhe mungesa e mbështetjes së qeverisë në këtë fushë ndikon negativisht në ndërgjegjësimin e shoqërisë për aparatet e dëgjimit, si dhe pengon dhe vonon zhvillimin e sektorit. Pavarësisht nga të gjitha këto, shtimi i qendrave të specializuara në botën e sotme me ndihmën e edukimit, ndërgjegjësimit të tyre, ngritja dhe drejtimi i saktë i postimeve në platformat e komunikimit, veçanërisht në platformat e komunikimit të dominuara nga rrjetet
sociale, tregon se numri i njerëzve që pranojnë se përdorimi i aparateve të dëgjimit është mënyra e parë për të promovuar për humbjen e dëgjimit ka filluar të rritet.